Soreca: Pa edukim të mirë shoqëritë nuk mund të kenë progres

schedule13:56 - 31 Korrik, 2019

schedule 13:56 - 31 Korrik, 2019

Të rinjtë shqiptarë, meritojnë të gëzojnë të drejtat si moshatarët e tyre në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh ambasadori Luigi Soreca, në aktivitetin që u mbajt paraditen e sotme për të rinjtë që fituan bursën Erasmus.

Kjo bursë i jep mundësi të rinjve shqiptarë që të shkëmbehen me studentë të vendeve Europiane. Në kuadër të këtij program shkëmbimi, Soreca tha se BE ka dyfishuar buxhetin nga 15 në 30 milionë euro.

Pa edukim të mirë shoqëritë tona nuk mund të kenë progres”, tha më tej Soreca, ndërsa iu drejtua të rinjve që ishin të pranishëm në sallë, se ata janë ambasadorët e kulturës së Shqipërisë në BE.

E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!