Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka ndjekur nga afër procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe”.
Soreca në një komunikim për mediat inkurajoi komisionerët që të vazhdojnë punën, ndërsa apeloi që të mos ketë ndërprerje nga ana e tyre.
Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në votime ishte e lartë, ndërsa u shpreh se votimi elektronik ishte një shenjë e mirë.
“Është shumë re rëndësishme që të vazhdohet puna. Sot ishte dita e dytë e vëzhgimit, po shkoj në disa nga qendrat e numërimit në Tiranë dhe në disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim për të rifilluar sërish punën. Theksoj që procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa”, tha Soreca.
https://www.youtube.com/watch?v=7r81A8RUiC8
/abcnews.al/