Opozita ka vendosur të mos kthehet në parlament megjithatë thirrjet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të përsëriten. Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Luixhi Soreka i ka kërkuar mazhorancës dhe opozitës të gjejnë format e dialogut në mënyrë që mos rrezikohet integrimi i vendit në Evropë.
“Është e qartë që opozita po mban një qëndrim të saj pamundësinë për t’u kthyer mbrapsht. Na vjen keq për këtë. Ne ua kemi thënë këtë krerëve të opozitës, por ajo që kemi kuptuar është se ata nuk kanë synim të kthehen në Kuvend. Kjo ndikon në procesin e Shqipërisë drejt BE. Ne kemi bërë thirrje për dialog, ne nuk mbajmë anë. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të ndërmarrë çfarëdo lloj hapi që të ketë një frymë konstruktive me opozitën”. /abcnews.al