Bashkimi Europian është pro iniciativës për shpalljen e lumit Vjosa, “Park Kombëtar”. Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka shkruar në Twitter se po e ndjek nga afër këtë çështje duke vënë theksin te zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve.
“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. BE vazhdon ta ndjekë këtë nga afër së bashku me Ambasadat e BE dhe në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet”, shkruan Soreca.
Në fillim të këtij muaji banorët e Përmetit dolën në protestë kundër kompanisë që kishte planifikuar të kryente shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa. Pas protestës kompania u tërhoq.
Shumë figura të njohura mes të cilëve edhe aktori i Hollywood-i, Leonardo DiCaprio kanë kërkuar shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar. DiCaprio është shprehur se ky status ‘do ta mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit’. /mv.abcnews.al
We support the initiative for the creation of the #Vjosa National Park?. @EUinAlbania??continues to follow this closely together with #EU MSs Embassies and in consultation with??authorities. It is crucial that the voice of local communitites and environmental experts is heard. https://t.co/cC9LIVN3dv
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) May 26, 2021