Soreca komenton raportin e KE: Të përmbushen të gjitha kushtet, duhet zgjatur vettingu

schedule09:46 - 20 Tetor, 2021

schedule 09:46 - 20 Tetor, 2021

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama komentoi progres-raportin e KE për Shqipërinë.

Duke u ndalur tek pikat kryesore të këtij raporti, Soreca tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian dhe duhet të vazhdohet më tej me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, ambasadori theksoi se duhet vazhduar më tej me përmbushjen e të gjitha kushteve, duke nënvizuar vettingun dhe zgjatjen e tij.

Pjesë nga fjala e ambasadorit:

Pas këtij takimi unë do të prezantoj edhe gjetjet kryesore të këtij raporti te këshilli i integrimit në Kuvend. Ia dorëzova zonjës Nikolla dhe do të bëj të njëjtën gjë me presidentin Meta.

Ballkani Perëndimor është përparësi për BE. Dhe vizita e presidentes së KE ajo konfirmoi vendosmërinë e komisionit me vendosmërinë për të ecur përpara me konferencën ndërqeveritare.

Raporti bazohet tek metodologjia e re dhe është një vlerësim i drejtë i situatës në Shqipëri. janë dhënë meritat që i janë dhënë Shqipërisë dhe janë theksuar ato fusha ku kërkohet më shumë vëmendje. Në përgjithësi thuhet se pavarësisht sfidave në një kontekst të shenjuar nga pandemia, Shqipëria ka bërë përparime me reformat. Shqipëria i ka përmbushur kushtet që ishin vënë nga këshilli. Konferenca e par ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Shtyrja ose vonesat do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE.

Në fushën zbatimit të ligjit thuhet se janë bërë përparime në reforma dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo punë për reformat duhet të vijojë dhe në veçanti ne presim që të ketë ecuri.

Lexo edhe: Rama: Raporti i KE progres udhërrëfyes për ne, të tjerat janë interferenca me natyre politike

Një çështje që ka shqetësime është liria e fjalës. Atmosfera e sulmeve verbale kundër gazetarëve nuk duhet të vijoj në. Duhet bërë më shumë për të pasur pavarësinë e rregullatorit të medias. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet, qeveria dhe parlamenti duhet të angazhohen.

Një fushë tjetër që do e ndjekim është ajo që ka të bëjë me pakicat. Duhet të miratohen ligjet që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Kriteret ekonomike, pas krizave thuhet se janë marrë vendime të shpejta dhe të duhura. KE është i mendimit që ka ardhur koha për të pasur konferencën ndërqeveritare. Është vendimtare që Shqipëria të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet. Fusha kyçe është procesi i vettingut dhe zgjatja e tij. Integrimi evropian po jep rezultate dita ditës. Jemi besimplotë që të gjithë aktorët janë të gatshëm të bëjnë punën e mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!