Soreca këshillon opozitën dhe mazhorancën: Integrimi të jetë proces i përbashkët

schedule12:25 - 20 Tetor, 2021

schedule 12:25 - 20 Tetor, 2021

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka këshilluar anëtarët e opozitës dhe maxhorancës që të jenë në një zë sa i takon procesit të integrimit.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Soreca prezantoi sot raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Ndërkohë, që përfaqësuesit e dy kampeve politike e lexuan ndryshe raportin, Soreca theksoi se 88% e shqiptarëve duan anëtarësimin dhe ky fakt duhet të jetë emëruesi u përbashkët për palët.

“Në tryezë shpreh nevojë për ta parë procesin e integrimit si një proces të përbashkët. Ashtu siç ka ndodhur çdo vit përpara votimit të raportit ne bëjmë një sondazh. Jemi të kënaqur që 88% të qytetarëve shqiptarëve kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësim në BE. Kjo është përqindja më lartë në rajon. Ky është një themel, baza, emëruesi i përbashkët që të përfaqësohet në këtë këshill. Ju duhet ta shikoni raportin me kujdes, do të kemi kënaqësi  të rikthehemi sërish,” tha Soreca. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!