Sophia Loren tregon pendimin e saj më të madh: Ishte ëndrra e jetës sime

schedule13:48 - 6 Nëntor, 2020

schedule 13:48 - 6 Nëntor, 2020

Në moshën 86-vjeçare, Sophia Loren ka një keqardhje në jetë. Aktorja italiane, e cila shënoi me sukses gjatë epokës së artë të Hollyood-it , do të luajë në filmin e ardhshëm me metrazh të gjatë të Netflix “The Life Ahead”. Ndërsa përgatitet për rikthimin e saj, ylli po reflekton në karrierën e saj prej dekadash.

Dhe pavarësisht të gjithë suksesit që Loren ka arritur gjatë viteve, ajo ka një keqardhje personale në jetë. “Është shumë e vështirë të thuash që nuk pendohesh. Në jetë, gjithmonë kalon kaq shumë përvoja, por unë gjithmonë jam përpjekur të jetoj pa u penduar.”, tha Loren për “Radio Times”.

Italian actress Sophia Loren is gearing up for her Netflix film "The Life Ahead."

“Mendoj se kam arritur një jetë të qetë. Kam gjithçka që kam dashur ndonjëherë, e cila është një familje e mrekullueshme me fëmijë të bukur dhe nipër e mbesa të bukura. E vetmja gjë për të cilën pendohem pak është se nuk jam martuar kurrë me një fustan të bardhë. Kjo ishte ëndrra e jetës sime, e cila është akoma brenda meje.”, shtoi më tej aktorja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!