Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sonila Bejtja ikën në shtëpi/ Kushtetuesja: Gjyqtares i mbaron mandati

schedule17:21 - 16 Tetor, 2025

schedule 17:21 - 16 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese vendosi se Sonila Bejtjës i ka mbaruar mandati si anëtare në këtë gjykatë.

Vendimi erdhi pas kërkeses së bërë nga Presidenca si institucion i emertesës së saj, drejtuar Gjykatës kushtetuese për sqarim për afatin e përfundimit të mandatit.

Kushtetuesja vlerësoi se parimi i përtëritjes së pjesshme për gjyqtarët, mbizotëron në raport me parimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke vënë theksin se kohëzgjatja e këtyre mandateve ka qenë e kufizuar në kohë që në krye të herës.

Pas këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese do duhet të shpallë vakancën, ndërsa kreu i shtetit duhet të nisë procedurat për anëtarin që do të zëvendësojë Bejtjën.

“Prioritet në këtë moment ka ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese me tre gjyqtarë në 2025-2028 dhe tre në 2031. Ka pasur vendim unanim të gjyqtarëve që duhej të përcaktohej nga ndarja e mandateve. Gjyqtares Sonila Bejtja i mbaron mandati në 2025 dhe jo në 2028. Së shpejti, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish për të deklaruar vakancën e Sonila Bejtjës. Bejtja do vijojë të qëndrojë në detyrë deri kur ndërprerja e mandatit të saj të jetë zyrtare. Bejtja, më 31 tetor do jetë trupë e gjyqtarëve kushtetues. Ajo ndoshta do ta mbyllë këtë vit në Kushtetuese, për shkak të procedurave për zëvendësin e saj”, raportoi gazetarja Erneta Shevroja./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!