Soni Malaj ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme muzikore. Prej vitesh në tregun muzikor, Soni vazhdon të mbetet një ndër artistet më premtuese. E ftuar sot në “Abc-ja e mëngjesit”, këngëtarja nga Tropoja rrëfeu peripecitë që ka kaluar përgjatë karrierës së saj. Soni tha se shpeshherë është përballur dhe me paragjykime të shumta në lidhje me origjinën e saj. “
Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në showbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, tregoi këngëtarja. Sakaq, Soni u ndal dhe tek babai i saj i ndjerë.
Kur u pyet nga moderatori Alban Musa për mësimin më të madh që ka marrë nga i ati, këngëtarja tha: “Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë të jesh me këmbë në tokë, kishte pjesën e virtyteve, nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ti je femër, duhet me qenë serioze. E kishte bezdi të mospaturit një personalitet të fortë dhe karakter.” /abcnews.al