Soni Malaj flet për rrugëtimin artistik: Në disa festivale nuk do të doja të kisha marrë pjesë

schedule11:03 - 28 Korrik, 2021

schedule 11:03 - 28 Korrik, 2021

Soni Malaj ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli si rrallëherë për karrierën e saj muzikore. Soni u bë pjesë e skenës shqiptare si pjesëtare e grupit “Spirit Voice”, për të vijuar më pas një karrierë të suksesshme si soliste.

“Në karrierë kam hyrë në disa dimensione, si pjesëtare e një grupi, pastaj me ndryshimin dhe të disa gjërave isha si soliste. Pastaj dola në një zhanër tjetër, në një dimension tjetër dhe me performancë dhe këndim. Futa fuqishëm dhe baladën që nuk kisha eksperimentuar.“, tha Soni.

Përsa i përket festivaleve, ajo mori pjesë së fundmi në “Kënga Magjike” me baladën “Versioni im”. Për moderatorin Alban Musa, këngëtarja theksoi se nuk do të donte të merrte pjesë në disa prej tyre.  “Ndoshta disa pjesëmarrje nëpër konkurse muzikore do të doja t’i evitoja. Gjatë karrierës do t’i kisha evituar, ose më saktë në disa prej tyre në vitet e fundit nuk do të doja të kisha marrë pjesë.”, tha Soni. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!