Sondazhi: Trump kryeson kundër Harris, por me një diferencë më të vogël se Biden

schedule15:52 - 23 Korrik, 2024

schedule 15:52 - 23 Korrik, 2024

Zëvendëspresidentja aktuale e SHBA-së Kamala Harris ka më shumë mbështetje se presidenti Joe Biden në garën presidenciale kundër republikanit Donald Trump, por ish-presidenti ka ende një avantazh ndaj kandidatit të mundshëm demokrat, sipas një sondazhi të Morning Consult.

Megjithëse Trump ka një avantazh ndaj Harris, diferenca është me e vogël në krahasim me Biden.

Në një sondazh të kryer pasi Biden u tërhoq nga gara, Morning Consult zbuloi se Trump kishte 47 përqind mbështetje krahasuar me 45 përqind për Harris.

/abcnews.al