Sondazhi: Shumica e izraelitëve bëjnë përgjegjës Netanyahun për dështimin për të parandaluar sulmin e Hamasit

schedule16:40 - 20 Tetor, 2023

schedule 16:40 - 20 Tetor, 2023

Gati 80 për qind e izraelitëve fajësojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu për dështimin për të parandaluar sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit nga Hamasi, sipas një sondazhi të fundit.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 65 për qind e izraelitëve mbështesin një ofensivë tokësore kundër Rripit të Gazës, ndërsa 21 për qind e kundërshtojnë atë, shkruan Al Jazeera.

Vetëm 8 për qind e të pyeturve nuk e konsiderojnë Netanyahun përgjegjës për sulmet në jug të Izraelit pranë Rripit të Gazës të rrethuar, të cilat vranë të paktën 1,400 njerëz.

Instituti Lazar e kreu sondazhin në datat 18-19 tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!