Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi: Shqiptarët kundër dhunës në protestat e Berishës

schedule22:15 - 23 Shkurt, 2026

schedule 22:15 - 23 Shkurt, 2026

TIRANË- Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë kundër dhunës së ushtruar në protestat e Sali Berishës. Sipas sondazhit ‘Zëri i Shqiptarëve’, këtë të hënë në ABC News, pyetjes a jeni dakord me dhunën në protestat e Berishës? 80% e të anketuarve thonë se anojnë nga jo.

Ndërkohë, 12.2% shprehen pro, ndërsa 7.8% thonë se janë të dyzuar.



Kampioni i sondazhit për këtë të hënë janë 1153 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe  politike, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.8%/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!