Një sondazh i Demostat në Serbi, i prezantuar nga sociologu Srecko Mihailovic ka rrëzuar propagandën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me çështjen e Kosovës.
Nga hulumtimi i kryer “ballë për ballë”, me 1600 të anketuar, nga 24 prilli deri më 4 maj, rezulton se 11% e serbë do luftonin për Kosovën, ndërsa 65% kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare, shkruan Danas.
Mihailovic tha se 22% e të anketuarve besojnë se Rusia është bastioni i politikës së jashtme të Serbisë, teksa 20% mendojnë se është roli i Bashkimit Evropian.
Nëse pyetjes, se cili është qëndrimi ndaj Lindjes dhe Perëndimit, 30% e të anketuarve janë për Rusinë dhe Kinën, dhe 35% janë për BE-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet skandinave, sipas sondazhit.
Nëse nesër do të mbahej referendum për anëtarësimin në BE, përqindja pro dhe kundër është e njëjtë, 33%.