Rreth gjysma e republikanëve thanë se nuk do të votonin për Donald Trump nëse ai dënohet, një shenjë e ndikimit që problemet e tij ligjore mund të kenë në fushatën e tij presidenciale 2024, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos.
Kur u pyetën nëse do të votonin për Trump nëse ai do të dënohej, 52% e republikanëve thanë jo dhe vetëm 28% thanë po. Miliarderi republikan këmbëngul në pafajësinë e tij dhe akuzon demokratët për një “gjueti shtrigash” që synon të dëmtojë fushatën e tij.
Sondazhi i ri nxorri në pah se një pjesë e madhe e republikanëve ndajnë këtë pikëpamje: 75% ranë dakord me deklaratën se ndjekjet penale kundër Trump janë “të motivuara politikisht” dhe vetëm 20% nuk ishin dakord.
Rreth dy të tretat e të anketuarve , 66%, thanë se akuzat e reja kundër ish-presidentit për përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 nuk ishin “bindëse”.
Ndërkohë, vlerësimi i miratimit të Trump mbetet i qëndrueshëm, me 47% të të anketuarve që thanë se do të votonin për të në zgjedhjet paraprake republikane, krahasuar me 13% për DeSandis.
/abcnews.al