Sondazhi: Rreth 70 për qind e qytetarëve mbështesin Putin

schedule22:51 - 22 Shkurt, 2018

schedule 22:51 - 22 Shkurt, 2018

Një sondazh i kryer së fundmi në Rusi sugjeron se pjesa dërrmuese e popullsisë mbështet presidentin Putin, një tjetër tregues se fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale të Marsit është e padiskutueshme.

Presidenti rus, Vladimir Putin, gëzon mbështetjen e rreth 70 për qind të popullit rus. Kështu tregojnë shifrat e sondazhit të fundit, në prag të zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm. Sipas anketës së kryer nga Qendra e Kërkimeve të Opinionit Publik, 69.5 për qind e të intervistuarve thanë se do të votonin për Putin.

Pavel Grudinin, kandidat nga radhët e Partisë Komuniste Ruse renditet i dyti me 7.5 për qind. Sondazhi është kryer nga data 12 deri në 18 shkurt dhe në të janë pyetir 7 mijë persona në rang kombëtar përmes telefonit. Atyre iu drejtua pyetja: Nëse zgjedhjet presidenciale mbahen të djelën e ardhshme, për cilin kandidat do të votonit?

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 18 Mars dhe pritet që Putin të fitojë me shumicë absolute votash. Rivalit të tij, Aleksei Navalni, i konsideruar një kërcënim serioz për kreun e Kremlinit, iu hoq e drejta e kandidimit në fillim të vitit dhe vetë ai ra pre e arrestimeve./abcnews.al