Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi: PS e vetme merr qeverinë/ Leka: Opozita në pikiatë. Berisha duhet të hapte rrugën për të rinjtë

schedule20:11 - 22 Prill, 2025

schedule 20:11 - 22 Prill, 2025

Analisti Martin Leka në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi zhvillimet politike, si edhe garën elektorale.

Gjithashtu u ndal edhe te rezultatet e sondazhit të publikuar një ditë më parë, nga ABC News dhe Angie Ricerche.

Sondazhi i parë i Abc News në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, nxjerrin Partinë Socialiste si fituese të zgjedhjeve të 11 majit.

Analisti Leka u shpreh se edhe rezultatet treguan se opozita është në pikatë. Gjithashtu nënvizoi se kreu i PD Sali Berisha duhet të hapte rrugën për të rinjtë.

“Të gjitha sondazhet edhe ky ku kishim shpresë që të ishte një sondazh më i ngrohtë për opozitën, në shumë raste qeveria del më lart se sa pritej. Në mënyrën më korrekte ndoshta duhet të punojë LaCivita që për hir të së vërtetës ka bërë një gjetje të gabuar. Ai duhet të kishte pasur një kapele republike më mirë…Nuk po e gjykoj thjesht nga mosha…Në gjithë veprimtarinë e vet politike të këtyre 34 viteve shto edhe 16 a 17 të periudhës së shokut Enver, ky njeri duhet të hapte rrugën për të rinjtë që duhet të kishin në themel idealet e dhjetorit që luftuan studentët e vërtetë…Po e lëmë periudhën e komunizmit, pas 35 viteve jemi në këtë fazë që duam ndryshim me një lider që nuk ka ndryshuar asgjë. Për Sali Berishën nuk kam shpresë dhe këtë e tregojnë edhe të dhënat”, tha Leka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!