Sondazhi për futbollistin e shekullit të Tiranës, Elton Cale voton një koleg

schedule19:16 - 29 Mars, 2020

schedule 19:16 - 29 Mars, 2020

Elton Cale është një tip gazmor, njësoj si të gjithë futbollistët brazilianë. 31-vjeçari i Tiranës po qëndron i izoluar në shtëpi bashkë me gruan dhe vajzën e tij. Humori dhe kreativiti nuk i mungonë dhe e kanë ndihmuar të kalojë këto ditë të vështira.

24 herë kampionët e Tiranës, duke llogaritur që sivjet festojnë 100-vjetorin e krijimit të klubit, kanë nisur një sondazh në “Instagram”. Tifozët do të zgjedhin lojtarin bardheblu më të mirë të shekullit dhe klubi do t’i dhurojë një çmim në festën e madhe.

Votimet do të zgjasin një javë dhe aty ka marrë pjesë edhe Cale. “Agustin Torassa”, është përgjigjur lojtari ofensiv, duke votuar koleguan e tij argjentinas. Sigurisht një shaka e Cale, por edhe një vlerësim për Torassa, të cilin e ka edhe një nga miqtë më të mirë. /abcnews.al