Sondazhi: Një në katër londinezë janë sulmuar ose kërcënuar në 5 vitet e fundit

schedule15:03 - 22 Prill, 2024

schedule 15:03 - 22 Prill, 2024

Sado e pabesueshme që tingëllon, pothuajse një në katër londinezë janë sulmuar ose kërcënuar në pesë vitet e fundit. Sondazhi i publikuar sot zbulon se Londra është kthyer në ‘qytetin e urrejtjes’.

Në të njëjtën kohë, statistikat tregojnë se dhuna u kushtoi taksapaguesve britanikë shtatë miliardë paund në vitin 2023.

Sondazhi, i cili u krye nga Qendra për Drejtësi Sociale (CSJ) arriti në përfundimin se rreth 2 milionë londinez kanë qenë viktima të dhunës ose të kërcënuar gjatë kësaj periudhe.

Në të njëjtën kohë, një në dhjetë qytetarë ndihet i rrezikuar nga krimi nga anëtarët e bandës me thikë dhe armë. Më shumë se gjysma e të anketuarve do të dëshironin që punonjësit e policisë në rrugët e kryeqytetit të patrullonin më shpesh zonën e tyre.

Pothuajse dy të tretat e të anketuarve thanë gjithashtu se mbështesin punën e policisë në rezistencën dhe hetimin e të dyshuarve. Në përgjithësi, në Angli dhe Uells, pothuajse 18% e sulmeve me thikë dhe armë janë kryer nga fëmijët dhe adoleshentët, të moshës 10-17 vjeç.

Në veçanti, 40% më shumë krime kryhen në zonat më të varfra në krahasim me më të pasurat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!