Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi, ‘Në zgjedhjet e Tiranës, kë do të votonit?’/ Kryeson Manastirliu, ja si renditen kandidatët

schedule22:48 - 13 Tetor, 2025

schedule 22:48 - 13 Tetor, 2025

Në “Zëri i Shqiptarëve’, ABC News publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës javor, me çështje që shqetësojnë shqiptarët.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 24 njësitë administrative të bashkisë, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Sondazhit iu nënshtruan 1221 banorë të rritur të Bashkisë Tiranë. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.9%.

Pyetjes ‘Nëse mbahen zgjedhjet në Tiranë, kë do të votonit?’, te anketuarit u pergjigjen.

Për Ogerta Manastriliun votuan 30.4 për qind, për kandidatin e pavarur me mbështetje ‘demokrate’ Florjan Binaj votuan 22.6 për qind. Për Arlind Qorin votuan 4 për qind, ndërkohë 43 për qind nuk do të votojnë fare në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!