Anketa e “Channel 12” të Izraelit zbulon se koalicioni nën udhëheqjen e Benjamin Netanyahu, i cili fitoi 64 vende në zgjedhjet e muajit nëntor të vitit të kaluar, do të bie në vetëm 45 vende nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Knesset ka 120 anëtarë, shkruan The Times of Israel.
Sipas anketës, partitë që janë qartazi kundër liderit aktual izraelit, të quajtura “partitë e ndryshimit”, do të fitonin 70 vende, ndërsa pesë vendet e mbetura do të iu përkisnin aleancës Hadash-Taal.
Hulumtimi tregon se Partia e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz do të fitonte 36 vende, një shifër e konsiderueshme më e lartë sesa 17 vendet e Likudit të Netanyahut./abcnews.al