Disa muaj para zgjedhjeve presidenciale franceze, presidenti, Emmanuel Macron, ka një ndikim më të madh tek e majta sesa tek e djathta, sipas një sondazhi të ri, raporton gazeta “Le Figaro”.
Katër në dhjetë votues francezë pëlqejnë punën e Presidentit, i cili merr kështu mbështetje të fortë nga votuesit e rinj dhe të majtë.
Një sondazh nga institutet Ifop-Fiducial në emër të revistës Paris Match dhe Sud Radio tregon se 41% e francezëve votojnë për Macron, përcjell abcnews.al.
Gjëja e çuditshme është se presidenti francez ka një ndikim më të madh tek e majta. 41% e atyre që e mbështesin atë thonë se ata i përkasin të majtës dhe 35% të djathtës. Në partinë e Ekologëve, popullariteti i Macron arrin 53% ndërsa në partinë e tij të djathtë “La Republique en Marche”ajo arrin vetëm 35%.
Macron ka fituar edhe mbështetjen e të rinjve. Sondazhi tregon gjithashtu se një në dy të rinj nën moshën 24 vjeç thonë se mbështesin kreun e shtetit francez.
Përveç kësaj, Macron ka një mbështetje të madhe nga drejtuesit e lartë dhe profesionistët e pavarur. g.v/abcnews.al