Durrësi ka gjithsej 14 mandate dhe gara e 25 prillit do të jetë mjaft e fortë edhe për faktin se në listë në këtë qark është vetë kryeministri Edi Rama me qëllim maksimalizimin e rezultatit për PS-në.
Prej së hënës Abcnews.al ka hapur një sondazh online ku secili qytetar mund të votojë njëherë partinë dhe kandidatin e preferuar.
Por si është rezultati pas më shumë se 24 orësh në qarkun e Durrësit?
Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e hapur nga Abcnews.al
Partia Demokratike kryeson me 43.16%. PS është në vendin e dytë me 38.74%, ku nuk ka dyshime për të preferuarin, prin Edi Rama. Podiumin e plotëson LSI me 14.04% me Bahri Shaqirin më të votuarin./ db/ Abcnews.al