TIRANË- Sondazhi i parë i Abc News në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, nxjerrin Partinë Socialiste si fituese të zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas sondazhit të publikuar për herë të parë në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, 3 javë para zgjedhjeve, Partia Socialiste merr 46.9% deri në 50.9% të votave kombëtare, kur në 2021, mori 48.7% të votave për të prodhuar 74 mandate.
Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga Partia Demokratike, si në skenarin më të mirë dhe më të keq, nuk arrin dot as rezultatin e vitit 2021. Gazetari Flogert Muça, i ftuar në “Ora e Fundit” komentoi gjetjet e sondazhit të publikuar mbrëmjen e të hënës në ABC News.
Ai theksoi se me këtë prirje, Partia Demokratike rrezikon që më 11 maj të përfundojë më keq se rezultati i vitit 1997.
“PS në 2021 ka qenë 48.7%, ndërsa sot ajo është 50.9%. Sot kemi një rënie prej 9 % të opozitës, me ketë projeksion, PD mund të dalë edhe më dramatikisht se në 1997. Me një rënie të tillë mund t’i shkaktojë rrudhje në shumë qarqe”, tha ai.
Ai theksoi se Partia Socialiste është një lokomotivë, e cila funksiononte në mënyrë të plotë në terren dhe kjo e bën atë si forcë politike të konsoliduar.
Sipas tij, partitë e vogla do të ,arrin vota nga Partia Demokratike.
“Ai nuk e tërheq dot partinë. Rama dhe partia janë kokë më kokë, por Rama ka dhe një pëlqyeshmëri më të lartë se partia. E para është se PS është e organizuar në terren dhe është e domosdoshme që të tërheqë lokomotivën., Betejën e komunikimit Rama e ka fituar. Kanë shkuar te fraksionet, pra te partitë e vogla. Vota e PL është rrudhur në mënyrë drastike. Një pjesë ka shkuar te PS, një pjesë tjetër ka shkuar te partitë e reja. PS mund të shkojë në 800 mijë vota”, tha ai.
Gjatë diskutimit, Muça u shpreh se Partia Socialiste mund të arrijë të fitojë 80 mandate.
“Kjo nuk diskutohet, sepse PS është ajo që ishte edhe në 2021. Strukturat po punojnë. I sigurojnë minimalisht ato rezultate që kishte në 2021. Nëse kanë punuar në mënyrë inteligjente në disa qarqe, Partia Socialiste mund të arrijë në 80 mandate”, tha ai./abcnews.al