TIRANË- ABC News nis publikimin e sondazheve politike për zgjedhjet e 11 majit.
Në një projekt se bashku me kompaninë prestigjioze të sondazheve “Angi Recerche”, për tre të hëna rresht deri javën e fundit te fushatës, do të mësojmë humorin politik dhe elektoral te shqiptareve, për shqetësimet e tyre, për zhvillimet e vendit dhe për preferencat e tyre politike.
Sondazhet do publikohen në emisionin “Real Story”, të drejtuar nga gazetari Sokol Balla, duke filluar nga kjo e hënë në ora 20:00.
Bashkëautor i sondazhit të “Angi Recerche”, Fabio Biccari, në një prononcim “live” me edicionin qendror të lajmeve në ABC News tregoi mbi metodologjinë e ndjekur në këtë sondazh.
Ai theksoi se janë pyetur 6000 persona, ndërsa 2000 prej tyre i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve.
Sipas tij, personat e pyetur përfshijnë të gjitha kategoritë e shoqërisë, që nga të rinjtë, pensionistët dhe ata që janë në marrëdhënie pune.
“Sondazhi siç kemi thënë, në metodologjinë tonë e kemi kuptuar grupet me të cilët duhet të punojmë.
Kemi nisur me një klaster dhe kontakte reale e telefonata. Janë persona që janë përgjigjur të gjitha pyetjeve. Kemi marrë një popullatë të Shqipërisë duke marrë të gjitha grupet thelbësore.
Një çështje e rëndësishme është tipologjia e personave. Një pjesë personave, 50% e të intervistuarve kanë një punë me kohë të plotë, janë persona, që kanë bërë një shkollë dytësore apo profesionale.
Na lejon të kemi një këndvështrim me të rinjtë mbi atë se çfarë është bërë deri tani dhe çfarë presin në vijimësi”, tha ai.
Ai pohoi se pjesa më e madhe e atyre që janë pyetur jetojnë në zonat urbane.
“Të intervistuarit totalë, ata që janë përgjigjur në të gjitha pyetjet mbi 2000 persona. Më shumë se 6 mijë kontakte janë arritur. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në zona urbane, 72% në qytete”, tha ai./abcnews.al

