Sondazhi: Lula, fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Brazil

schedule09:48 - 8 Tetor, 2022

schedule 09:48 - 8 Tetor, 2022

Ish-presidenti i qendrës së majtë të vendit Luiz Inacio Lula da Silva është favorit për të fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Brazilit më 30 tetor , duke siguruar 53% të votave ndaj 47% për ekstremin e djathtë Jair Bolsonaro, sipas një sondazhi të instituti Datafolha.

Në prag të zgjedhjeve, Datafolha parashikoi se Lula do të siguronte 50% të votave të vlefshme dhe Bolsonaro 36%. Një tjetër sondazh, nga instituti IPEC, vlerësoi se Lula do të fitonte 51% të votave të vlefshme dhe presidenti në largim  37% .

Të mërkurën, i njëjti institut parashikoi një fitore për Lulën në raundin e dytë me 55% kundrejt 45% të  Bolsonaro. Balotazhi do të jetë i vështirë në zgjedhjet më të polarizuara në dekada në kombin më të madh të Amerikës Latine.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!