Këtë të hënë nisi në ABC News, emisioni i përjavshëm i sondazheve me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre.
Analisti Frrok Çupi u shpreh se sondazhet janë të rëndësishme dhe të çojnë në rrugën e një përparimi.
Gjatë intervistës në emisionin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, Çupi sondazhet janë për ata që e duan dhe e pranojnë të vërtetën duke thënë se sipas tij kryeministri aktual Edi Rama është një politikan që e pranon të vërtetën.
“Sondimi i mendimit në kombin tonë është me traditë të lashtë. Nuk kemi një egërsisë, apo një popull që nuk do t’ja dijë për tjetrin. Pas një ngarkese të caktuar kohë njerëzit në veri dhe jug e kanë bërë këtë në institucione parapolitike, sic janë xhamitë, mbledhjet në Oda, Kishat etj…Për kryeministrin e tanishëm mund të themi që është një politikan që nuk përplaset dhe është kryeministri më i vërtetë që pranon të vërtetën. Ndërsa njeriu i turmës nuk e do të vërtetën. Sondazhet të çojnë në rrugën e një përparimi…
Analisti Eduard Zaloshnja vuri në dukje se sondazhet më të vështira janë ato parazgjedhore.
“Në rastin e sondazhit të njerëzve duhet të marrësh parasysh jo thjesht vetëm teknikën, por edhe subjektivizmin. Duhet të bësh disa matje dhe llogaritje ekstra që të arrish tek opinioni real i shumicës së popullsisë. Më të vështirat janë sondazhet parazgjedhore. Sepse kur i thua tjetrit për kë do votosh nëse bëhen zgjedhjet sot, duhet të kuptosh që edhe ai mund të ketë frikë, apo turp të deklarojë se përse voton…”, tha ai.
/abcnews.al/

