Tirana siguroi fitoren e pestë radhazi në kampionat kundër Luftëtarit dhe renditet në vend të dytë me 34 pikë, një më pak se kryesuesit e Kukësit. Bardheblutë po kalojnë një moment të mirë dhe ndeshja e radhës është sërish brenda fushe.
Ekipi i Egbo pret Teutën të dielën (17:00) dhe klubi po tenton që tifozët të jenë sa më të shumtë në këtë përballje. Në faqen zyrtare të Tiranës në rrjetet sociale është shtruar pyetja se në cilin stadium preferojnë tifozët të luhet ndeshje me ekipin durrsak: në “Selman Stërmasi” apo “Air Albania Stadium”.
Ky i fundit i solli fat bardhebluve, pasi aty thyen tersin e derbeve dhe mposhtën Partizanin pas gati 6 vitesh. Deri tani shumica e tifozëve kanë zgjedhur opsionin e stadiumit të ri kombëtar, por sondazhi vazhdon. /abcnews.al