Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama janë burri dhe gruaja më e admiruar në Shtetet e Bashkuara për vitin 2020, sipas një sondazhi vjetor nga “Gallup”.
Michelle është gruaja më e admiruar për të tretin vit radhazi, ndërsa Trump mundi bashkëshortin e saj, ish-presidentin Barack Obama, për herë të parë këtë vit, me 18 % të të anketuarve që thanë se e admironin më shumë Trumpin. Ndërsa, vetëm 15% e amerikanëve thanë se admironin më shumë ish-presidentin Obama.
Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, u listua si gruaja e dytë më e admiruar në SHBA.
Në përgjithësi, 6 % e amerikanëve e votuan presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe 3 % specialistin kryesor për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci. l.k/abcnews.al