Sondazhi i dytë i ABC News dhe Angi Richerce/ Biccari: Mbi 8400 të pyetur, ka disa pyetje shtesë

schedule20:13 - 28 Prill, 2025

schedule 20:13 - 28 Prill, 2025

ABC News dhe Angi Ricerche zbulojnë sot të dhënat e sondazhit të dytë për zgjedhjet e 11 majit. Në këtë sondazh janë kontaktuar, përmes formave të ndryshem rreth 8400 vetë, nga të cilët janë përgjigjur dhe janë përpunuar e 3 mijë personave.

Fabio Biccari, profesor, pjesë e presidencës së Angi Richerce, deklaroi në emisionin “Real Story”, se është zhvilluar e njëjta metodologji si në sondazhin e parë.

Ai tha se në sondazhin e dytë, ka disa pyetje shtesë.

“Është punuar me të njëjtën metodologji, me telefonata dhe mesazhe të shkruara. Janë kontaktuar mbi 8400 veta dhe janë përgjigjur 3 mijë. 2 mijë veta janë përfshirë në sondazhin për Shqipërinë ddhe 1 mijë të tjerë, janë pyetur specifikisht 500 për Fierin dhe Elbasanin. Është bërë pyetja shtesë, nëse do votoni të nxitur nga koalicioni, apo nëse jeni motrivuar më shumë nga emri i kandidatit. Janë përfshirë edhe Elbasani edhe Fieri, për të kuptuar qëllimin e votimit. Ideja është të kemi matje të humorit elektoral në qarkun elektoral në veriun e vendit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!