21 janari 2011, për shumicën e shqiptarëve është ndër cështjet që duhet të hetojë më parë drejtësia e re.
Pyetjes së drejtuar nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, se Çfarë duhet të hetojë më parë Drejtësia e Re? 40.1% janë shprehur për 21 janarin, 34.2% korrupsionin e të gjitha qeverive deri më sot, dhe 25.7% korrupsionin e qeverisë aktuale.
Kampioni në këtë sondazh është 1425 banorë të rritur të vendit, me një marzh gabimi prej +/- 2.6%. Si çdo herë linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit./abcnews.al


