Sondazhi: 74% e njerëzve, të gatshëm të vaksinohen kundër koronavirusit

schedule09:05 - 1 Shtator, 2020

schedule 09:05 - 1 Shtator, 2020

Rreth tre të katërtat e personave të anketuar në të gjithë botën kanë deklaruar se do të ishin të gatshëm të vaksinoheshin kundër koronavirusit nëse do të zhvillohej një vaksinë. Sondazhi, i kryer nga Ipsos për Forumin Ekonomik Botëror, anketoi gati 20,000 njerëz në 27 vende.

Sondazhi:

74% e të anketuarve deklaruan se do të vaksinoheshin.

Kina raportoi gatishmërinë më të madhe,  97% e të anketuarve deklaruan se do të vaksinoheshin.

Rusët treguan interesin më të vogël, vetëm 54% deklaruan se do të vaksinoheshin.

67% e amerikanëve thanë se do të vaksinoheshin ndërsa 33% shprehën pak ose aspak interes.

60%  e  personave që nuk do pranonin të vaksinoheshin deklaruan se efektet anësore ishin shqetësimi i tyre më i madh dhe 37% deklaruan se nuk mendonin se vaksina do të ishte efektive.

Vetëm 40% e të gjithë të anketuarve shpresojnë se një vaksinë do të zhvillohet brenda vitit.

Ekspertët shprehën shqetësimin se më shumë se një e katërta e njerëzve në të gjithë botën nuk do të vaksinoheshin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!