Pothuajse gjysma e izraelitëve duan të ndalojnë çdo pushtim të Gazës, sipas një sondazhi të ri të publikuar sot.Të pyetur nëse ushtria duhet të nisë menjëherë një ofensivë tokësore në shkallë të gjerë, 29% e izraelitëve ishin dakord ndërsa 49% thanë se “do të ishte më mirë të prisnim” dhe 22% ishin të pavendosur, tha sondazhi i botuar në gazetën Maariv.
Gjetjet e sondazhit të fundit duket se tregojnë një rënie në mbështetje për fazën tjetër të planifikuar të kundërofensivës kundër militantëve të Hamasit, të cilët po mbajnë peng rreth 200 persona.
Izraeli është zotuar të asgjësojë Hamasin në përgjigje të sulmit dhe rrëmbimit të grupit militant më 7 tetor, duke shtuar sulmet në Gaza.
/abcnews.al