Sondazhi: 44% e ukrainasve duan të fillojnë bisedimet e paqes me Rusinë

schedule12:17 - 15 Korrik, 2024

schedule 12:17 - 15 Korrik, 2024

Pothuajse 44% e ukrainasve mendojnë se ka ardhur koha që të fillojnë negociatat zyrtare të paqes me Rusinë, sipas një sondazhi. Sipas sondazhit, 35% ishin kundër negociatave të paqes dhe 21% thanë se ishin të pavendosur.

Në të njëjtën kohë, një shumicë dërrmuese e të anketuarve (83%) thanë se ishin kundër kushteve aktuale të armëpushimit të ofruara nga presidenti rus Vladimir Putin.

Putin tha se do të urdhëronte një armëpushim, nëse Ukraina do të pranonte të heqë dorë nga katër rajone pjesërisht të pushtuara nga Rusia, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ai tha gjithashtu se Ukraina do të duhet të heqë dorë nga përpjekjet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Në Ukrainën perëndimore, 35% thanë se mbështesin bisedimet e paqes, një shifër e ngjashme me ato nga Ukraina lindore (33%), ku shumica e luftimeve të ashpra po vazhdojnë.

Në jug të Ukrainës, 60% e të anketuarve thanë se ishin në favor të negociatave. Përafërsisht gjysma (49%) e banorëve në qendër të Ukrainës ishin pro.

Një shumicë e vogël (61%) nuk ishin të gatshëm t’i jepnin territore Rusisë për të arritur një marrëveshje paqeje dhe 66% e të anketuarve thanë se ende besonin në fitoren ushtarake ndaj Rusisë.

Anketa u krye nga 20-28 qershor 2024, me 2007 persona të moshës mbi 18 vjeç.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!