Sondazhet theksojnë rënien e vazhdueshme të Trump, Joe Biden është 12 pikë para

schedule15:04 - 20 Qershor, 2020

schedule 15:04 - 20 Qershor, 2020

I poshtëruar nga sondazhi i fundit  i Fox News që në valën e tensioneve raciale në vend, e sheh nën 12 pikë në krahasim me Joe Biden rivalin e tij democrat në zgjehdjet e nëntorit, Donald Trump përgatitet të rifitojë terren me një takim të madh elektoral mbrëmjen e së hënës në bastionin republikan në Tusla, Oklahoma.

Shtëpia e bardhë u shpreh se ka marrë 1 milion kërkesa për pjesëmarrje dhe pse qendra ku do të mbahet takimi i parë i mbështetësve të Trump që nga fillimi i pandemisë, mban vetëm 19 mijë vende. Por dhe kaq janë shumë në një moment që koronavirusi vijon të shënojë raste të reja në territorin amerikan, përfshirë dhe Tulsa-n. organizuesit e takimit premtuan se do të shpërndajnë masja për të gjithë por nuk do të detyrojë pjesëmarrësit që t’i mbajnë, dhe as të ruajnë distancën e sigurisë. Nga ana tjetër presidenti amerikan ka qenë i pari që nënvlerësoi rreziqet e Covid 19 dhe masat e sigurisë.

Përballë rrezikut për krijimin e një vatre të re dhe të rrezikshme të virusit, prania e Trump do të shkaktojë reagime të ashpra. Në qytet vijojnë të mbërrijnë të rinj që do të protestojnë kundër racizmit dhe dhunës së policisë. Por sidomos kundër Trump të cilit nuk i falin deklaratat e ndezura mbi marrëdhëniet mes të bardhëve dhe afro-amerikanëve në vend.

Pikërisht pak para takimit kreu i shtëpisë së bardhë shkroi një mesazh kërcënues në Twitter duke thënë se manifestuesit, anarkistët dhe grabitësit që kanë mbërritur në Oklahoma nuk do të trajtohen si në New Jork, Siattle apo Mineapolis. Dhe në të kaluarën presidenti amerikan akuzoi kryebashkiakët demokratë të këtyre qyteteve se kishin qenë shumë tolerant me protestat, të cilat ai do t’i kishte shtypur. Por autoritetet e Tulsa kanë marrë masat duke vendosur një orar shtetrrethimi tre ditor për të dekurajuar manifestimet dhe duke përgatitur forcat e rendit për cdo situatë.

Sigurisht që Trump mbërrin shumë i dobësuar në këtë takim me bazën dhe se pse Wall Street  ditët e fundit ka dhënë sinjale shqetësuese për ekonominë e vendit. Libri i ri i John Bolton, ish këshilltar për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ka hedhur dirtë mbi abuzimet dhe injorancën e presidentit i cili ende po përpiqet të bllokojë publikimin e tij të parashikuar për në 23 qershor.

Dhe sikur të mos mjaftonte sondazhe të ndryshme tregojnë rënien e vazhdueshme të mbështetjes ndaj Trump, një rënie ndoshta e parikuperueshme. 56 për qind e amerikanëve, sipas sondazhit të Fox News, rrjetit mediatik konservator të Rupert Murdok, dënon reagimin e Shtëpisë së Bardhë ndaj protestave dhe mënyrën me të cilën Trump ka menaxhuar vështirësitë racial. Dhe sondazhi tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Biden do të merrte 50 për qind të votave, ndërsa Tramp 38 për qind.

Kjo brishtësi e presidentit shkakton shumë pakënaqësi në kampin republikan dhe në të njëjtën kohë një reagim gjithnjë e më agresiv të Trump. Në një intervistë për Politico, presidenti amerikan Trump kritikoi idenë e votës me postë duke thënë se mund të mos pranojë rezultatin e votimeve. Ndërkohë mesazhet elektorale të presidentit i referohen gjithnjë e më shumë manipulimit të së vërtetës. Deri në pikën që mediat sociale kanë një qasje gjithnjë e më ndryshe nga e kaluara. Pikërisht një ditë më parë Twitter bllokoi një video të postuar nga Trump duke e cilësuar si të manipuluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!