Sondazh/ 64% e francezëve janë të pakënaqur me emërimin e Bayrou si kryeministër

schedule09:16 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 09:16 - 19 Dhjetor, 2024

Gjashtëdhjetë e katër përqind e qytetarëve francezë janë të pakënaqur me emërimin e Francois Bayrou si kryeministër, sipas një sondazhi, rezultatet e të cilit u publikuan këtë të enjte, duke sinjalizuar sfidat me të cilat përballet ai në miratimin e reformave dhe kufizimin e deficitit të Francës.

Sipas sondazhit, 67% e të anketuarve thanë se besonin se qeveria Bayrou së shpejti do të përballet me mocione shkarkimi të ngjashme me ato që rrëzuan qeverinë e Michel Barnier.

Sondazhi u krye në emër të Sud Radio nga Ifop-Fiducial mes një kampioni prej 1000 personash në Francë më 17 dhe 18 dhjetor./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!