Sondazh: 60% e ukrainasve pro negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

schedule14:40 - 2 Gusht, 2024

schedule 14:40 - 2 Gusht, 2024

Pothuajse 60 për qind e ukrainasve besojnë se Kievi duhet të negociojë me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit, sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë së Kievit.

Rezultatet e sondazhit, të publikuara në faqen e internetit të KIIS, tregojnë se 57 për qind e të anketuarve besojnë se Ukraina duhet të zhvillojë negociatat me Rusinë në përpjekje për të arritur paqen, në krahasim me rezultatet në maj 2022, ku 59 për qind thanë se Ukraina duhet të negocionte.

Sipas studimit, 38 për qind e të anketuarve besojnë se Ukraina nuk duhet të bisedojë me Federatën Ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!