Inter ka zgjedhur zëvendësuesin e Onana dhe ai është zviceriani, Yann Sommer.
Bayern Munich duket se ka rënë dakord të transferojë portierin në Milano dhe kjo pritet të realizohet në përfundim të turneut në Japoni.
Ish-kapiteni i tij te kombëtarja e Zvicrës, Valon Behrami, flet në lidhje me këtë transferim, ku madje zbulon edhe dobësinë e portierit.
“Sommer është zëvendësuesi më i mirë për Onana dhe Interi ka zgjedhur mirë. Ai luan shumë mirë me këmbë dhe ka siguri e personalitet. E vetmja dobësi është në dalje, pasi nuk i pëlqen të largohet shumë nga vija e portës”, u shpreh Behrami/h.ll/abcnews.al