Somali, zhduken 21 milionë dollarë nga thesari i shtetit

schedule22:27 - 22 Qershor, 2023

schedule 22:27 - 22 Qershor, 2023

Në hetimin për korrupsionin në institucionet publike në Somali është konstatuar se janë zhdukur 21 milionë dollarë nga thesari i shtetit.

Në deklaratën nga Kryeinspektorati Kombëtar i Somalisë thuhet se 21 milionë dollarët e zhdukur u grumbulluan me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe zgjatjes së lejeve të punës për punonjësit e huaj që operojnë në vend nga data 8 mars 2018 deri më 9 prill 2023.

Thuhet se raporti për inspektimet në institucionet publike dhe paratë e zhdukura është ndarë me Zyrën e Kryeprokurorit.

Theksohet se mes personave të dyshuar për paratë e munguara ishin zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Departamenti i Emigracionit dhe Shtetësisë, punonjës të qeverisë si dhe personel nga institucione të ndryshme si Ministria e Financave dhe Banka Qendrore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!