Manchester United fitoi 0-2 “finalen” në fushën e Leicester City, e mbylli sezonin në vend të tretë dhe siguroi kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
“Djajtë e Kuq” janë një nga skuadrat më në formë në periudhën post-pandemi, teksa numërojnë 9 fitore dhe katër barazime në 13 ndeshjet e fundit në Premier League, ecuri që lumturon trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.
“Jam i lumtur për faktin që siguruar një vend në Champions League. Kemi rikuperuar shumë, ishim shumë pas në renditje, por ia dolëm të kapërcejmë shumë skuadra.
Kemi treguar vazhdimësi dhe mentalitetin e duhur. Po ndërtojmë një grup dhe një kulturë spektakli, duhet të ndihemi krenarë. Iu thashë djemve që, pavarësisht se çfarë do të ndodhte sot, ne kemi fituar.
Lojtarët kanë treguar cilësitë e tyre si grup, po dukemi gjithnjë e më shumë si Manchester United i vërtetë. Është krijuar një ambient shumë më i mirë se sa ka qenë“, thekson trajneri norvegjez. /abcnews.al