Solskjaer: Urime Arsenalit, ju tregoj “recetën” e daljes nga kriza

schedule21:43 - 1 Nëntor, 2020

schedule 21:43 - 1 Nëntor, 2020

Manchester United doli pa pikë nga sfida shtëpiake me Arsenalin në kampionat. Miqtë iu falën një penalltie të saktë të kapitenit Aubameyang për të marrë tre pikët. Situata e vështirë për “Djajtë e Kuq”, të cilët numërojnë vetëm 7 pikë në 6 takime të luajtura.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Ole Gunnar Solskjaer analizon takimin e luajtur në “Old Trafford”, tregohet i sinqertë, uron kundërshtarët për fitoren dhe tregon se si ekipi i tij mund të dalë nga kjo krizë rezultatesh në Premier League.

Krijuam disa raste për gol në pjesën e parë, por lamë për të dëshiruar në aspektin e intensitetit të lojës. U paraqitëm më mirë në pjesën e dytë në këtë aspekt, por ishim naivë te penalltia e shkaktuar.

Komplimente Arsenalit, që ka një skuadër realisht shumë të mirë. Ata na vunë në vështirësi sot. Duhet të punojmë fort gjatë gjithë javës dhe të rikthehemi te fitorja, le të bëjmë sërish atë që realizuam në pjesën e dytë të sezonit të kaluar“, deklaroi trajneri norvegjez i United. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!