“Solskjaer dobësoi qëllimisht United!”, akuza të rënda nga ish-fituesi i “Topit të Artë”

schedule10:46 - 4 Tetor, 2019

schedule 10:46 - 4 Tetor, 2019

Manchester United nuk tremb më askënd. “Djajtë e kuq” janë një emër i madh dhe të gjithë i frikësoheshin dikur, por kjo nuk po ndodh më. Ekipi i Solskjaer barazoi 0-0 ditën e djeshme kundër AZ Alkmaar në Europa League, në një tjetër ndeshje të dobët dhe aspak emocionuese, të cilën United e mbylli pa asnjë goditje në kuadrat.

Situata në kampionat është shumë e keqe. Ekipi renditet në vend të dhjetë dhe ka grumbulluar vetëm 9 pikë në 7 javët e para. Rreth kësaj situate ka folur Micheal Owen. Ish-sulmuesi i United gjatë viteve 2009-2012, në një prononcim për BT Sports, sulmon pa rezerva trajnerin norvegjez. Solskjaer është fajtori kryesor sipas ish-fituesit të “Topit të Artë” dhe largimi i disa lojtarëve ishte “vetëvrasje” për Manchesterin.

Michael Owen

UNITED – “Manchester United është për momentin një skuadër për një vend në mes të renditjes. Nuk besoj se do arrijnë të renditen në gjashtë ekipet e para. Ky është United më i dobët i viteve të fundit. Është një situatë që po vazhdon prej vitesh. Sezonet e fundit kemi menduar të gjithë se nuk mund të bëhet më keq, por gjërat po përkeqësohen vazhdimisht.“

FAJTORI“Të gjithë dyshojnë se Solskjaer e ka dobësuar ekipin me qëllim dhe unë do të doja ta kuptoja diçka të tillë. Kur vendos të bësh pa lojtarë si Lukaku, Sanchez, Herrera, Smalling dhe Darmian… Mendoj se kjo do të thotë të bësh disa hapa pas për të avancuar më vonë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!