Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë pas barazimit 1-1 ndaj Liverpool se gjyqtari kryesor i takimit, Martin Atkinson, ishte njeriu i ndeshjes. Sipas tij, gjyqtari anglez e arbitroi këtë sfidë në mënyrë të përkryer, ashtu siç duhet arbitruar një derbi:
“Jemi të zhgënjyer vetëm për rezultatin, mund të merrnin më shumë. Tifozët ishin të shkëlqyer, ndihmuan shumë skuadrën në këtë moment të vështirë. Zbatuam shumë mirë planin tonë dhe neutralizuam thuajse çdo aksion të Liverpoolit. Nuk mbaj mend që De Gea të ketë bërë ndonjë pritje shpëtimtare. Kishim vetëm një moment pasigurie dhe u ndëshkuam.
Meritonim më shumë? Patjetër, por treguam shenja përmirësimi dhe kjo gjë na jep shumë besim. Mund të zgjedh disa lojtarë si më të mirët në fushë, por më i miri them se ishte gjyqtari. E mbajti ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, ashtu siç duhet arbitruar një derbi”, përfundoi Solskjaer./abcnews.al