Solomon e mbyll pa nisur me NK Istra, zyrtarizohet te Ballkani në Kosovë

schedule19:17 - 3 Gusht, 2021

schedule 19:17 - 3 Gusht, 2021

Theophilus Solomon u zyrtarizua para pak kohësh te NK Istra në Kroaci, por gjithçka ka ndryshuar dhe sulmuesi nigerian ditën e sotme është konfirmuar pjesë e Ballkanit në Kosovë.

Klubi nga Suhareka ka dalë me njoftim dhe zyrtarizon afrimin e sulmuesit që në Superiore është aktivizuar me Partizanin për 18 muaj.

“Të dashur tifozë! Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Theophilus Solomon është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2-vjeçare me sulmuesin nga Nigeria. Prezantimi i sulmuesit do të bëhet ditët në vijim në Suharekë.

Solomon ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Partizanit teksa më pas u transferua në ekipin e Qadsia Fc ne Kuvajt para se të firmosë me Ballkanin. Sulmuesi 25-vjeçar, ka qenë më parë edhe pjesë e Rijekas, Ujpest e Omonia Nikosia.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit shtatlartë dhe suksese me fanellën e klubit tonë. Na priftë e mbara Suharekë”, shkruhet në njoftimin e klubit dardan në rrjetet sociale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!