Solidaritet nga kombëtarja e Gjermanisë me të prekurit nga Coronavirusi. “Duhet të jemi të fortë së bashku dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin”, ky është mesazhi i portierit Manuel Neuer dhe shokëve të tij, për bashkëkombësit gjermanë, në një moment të vështirë si ky.
Sigurisht lojtarët e Gjermanisë nuk kanë vetëm fjalë, pasi kanë dhuruar 2.5 milion euro për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate. Qeveria gjermane sigurisht që ka marrë masa dhe po mundohet që të ketë sa më pak viktima.
Edhe futbollistët e klubeve gjermane janë vënë në lëvizje dhe po ndihmojnë, duke dhuruar një pjesë t pagave të tyre. Bëhet fjalë për një moment të vështirë, që mund të kalohet vetëm duke bashkuar forcat dhe duke ndjekur rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /abcnews.al
Germany's national team squad has shown solidarity with those affected by the #coronavirus outbreak by donating 2.5 million euros to charity.@Manuel_Neuer: "We need everyone to be strong and look after each other." ❤ pic.twitter.com/eHuAS0EDKp
— DW Sports (@dw_sports) March 19, 2020