Solidarizimi me të prekurit nga tërmeti, ndeshje bamirësie në Angli

schedule20:14 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 20:14 - 5 Dhjetor, 2019

Një ndeshje miqësore për të mbledhur të ardhura për të prekurit nga tërmeti, kjo është ajo çka do të organizojë Lëvizja Alba në Britaninë e Madhe. Prospects dhe Shqipet FC do të përballen mes tyre më 15 dhjetor, në një sfidë që nis prej orës 19:00. Biletat do të kushtojnë 10 sterlina dhe do të shiten online, sikurse edhe dorazi ditën e ndeshjes. Sfida do të luhet në një stadium me kapacitet prej 3500 vendesh. Të gjitha të dhënat në lidhje me ndeshjen, mund t’i gjeni KËTU.

NJOFTIMI  – “Komuniteti shqiptar në Londër është bërë bashkë për të organizuar një ndeshje bamirësie midis dy skuadrave shqiptare, ku paratë e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar ata që kanë nevojë në Shqipëri.

Ne presim që komuniteti shqiptar të mobilizojë dhe të mbushë stadiumin në mënyrë që të mund të mbledhim sa më shumë para që të jetë e mundur për të ndihmuar atdheun tonë në këtë kohë të vështirë.

View this post on Instagram

Propects Is A Platform For Both Players & Coaches. We OFFER: ⏩ Elite Development Skills Training. ⏩ Promotion for Coaches and Players. ⏩ Exposure To The Right Contacts & Career Support. ⏩ Opportunities Into The Professional Football Industry. Note: Please Attend Our Next Trial Day To Be Considered To Be Part Of This Project Moving Forward. Trial Information: 1. Address: Ark Elvin Academy, Wembley, HA9 7DU [3G Pitch]. 2. Date & Time: Friday [04/10] 20:00. #Football #PromotingTalent #FromProspectToProfessional . *Much Love For @mario.shoots For Producing This Video Which Was Shot At Trial Session #4

A post shared by PROSPECTS (@prospectsofficial) on

Të gjitha paratë e mbledhura janë të ndihmojnë kauzën, nuk do të ketë fitime sepse kjo nuk është qëllimi i kësaj ngjarje. Ne dëshirojmë që dhimbja e atyre që vuajnë të lehtësohet, prandaj ju lutemi mbështesni.

Biletat janë £10, por në faqen e internetit na ngarkon një tarifë, kështu që tregohet si £11.37. Ne gjithashtu do të shesim bileta në pikën hyrëse të stadiumit për £10 nëse dëshironi të blini biletën me para në dorë. Ju faleminderit të gjithëve”. /abcnews.al