Solidarizimi i Marcelos: Tani është koha, ta përdorim fuqinë që kemi!

schedule13:16 - 16 Qershor, 2020

schedule 13:16 - 16 Qershor, 2020

Real Madrid arriti të kalojë me sukses ditën e djeshme skudrën e Eibar, ku triumfoi me rezultatin 3-1. Të besuarit e Zidane arritën të ruajnë distancën prej dy pikësh me kryesuesit e Barcelonës, të cilët fituan 0-4 në transfertën e Mallorcës. Golin e tretë për madrilenët e shënoi Marcelo, i cili festoi duke u ulur në gjunjë në shenjë solidarizimi për ngjarjet e ndodhura në Amerikë.

E gjithë bota e sportit ka reaguar për vdekjen e George Floyd, ku ekipe si Dortmund apo Hertha Berlin dhanë mesazhet e tyre. Të njëjtën gjë bëri dhe anësori i Realit, i cili e dha opinionin në një postim në “Instagramin” e tij.

“Jam i lumtur që u rikthyem në fushë. I lumtur që arrita të shënoja. Por akoma më i lumtur me ndryshimet që po ndodhin në botë. Tani është koha. Ne duhet ta përdorim fuqinë që kemi dhe të fillojmë të bëjmë disa ndryshime.

”Ne nuk mund të ecim përpara nëse nuk i ndajmë gjërat me njëri-tjetrin. Duhet të mësohemi ta shikojmë njëri-tjetrin si vëllezër dhe jo si dy të huaj. Kështu supozohet të jetë, por e kemi ne në dorë”, shkruan braziliani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!