Koronavirusi po shkakton vdekje të shumta dhe varfëri të madhe. Njerëzit po qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe po përballen me vështirësi pafund. Pandemia i ka gjunjëzuar të varfrit dhe shumë persona po përballen me mungesë ushqimi.
Për fat të mirë nuk po mungon solidarizimi. Felipe Melo njihet nga të gjithë për karakterin e fortë dhe stilin e ashpër të futbollit. Mesfushori i Palmeiras, që në të kaluarën është aktivizuar edhe me skuadra si Juventus, Inter, Fiorentina dhe Galatasaray, ka treguar zemrën e madhe.
“Luftëtari” 36-vjeçar ka shpërndarë 6 ton ushqime në një nga zonat më të varfra të Sao Paulos, një nga qytetet braziliane më të prekura nga koronavirusi dhe aty ku është regjistruar numri më i madh i personave të vdekur. /abcnews.al