Solidarizimi i Bonuccit, dhurojnë 120 mijë euro për Qytetin e Shëndetit

schedule17:58 - 14 Mars, 2020

schedule 17:58 - 14 Mars, 2020

Leonardo Bonucci ka kryer një gjest shumë të bukur. Mbrojtësi i Juventusit ka dhuruar, bashkë me gruan e tij, 120 mijë euro për Qytetin e Shëndetit të Torinos. Një solidarizim i lojtarit, teksa të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

Këto para do të ndahen për blerjen e dy makinave portative me ultratinguj, njëra prej të cilave gjithashtu e pajisur me sonda pediatrike. Gjithashtu do të blehen 50 maska me filtrim ajri dhe të ripërdorshme për rreth dy muaj.

Në këto ditë shumë të vështira për shërbimin tonë rajonal shëndetësor, është ngushëlluese të shohësh solidaritetin e shumë njerëzve që duan të kontribuojnë, në forma të ndryshme, për funksionimin e duhur të Shëndetit. Falënderojmë çiftin Bonucci për bujarinë e tyre dhe shpresoj që, pasi të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, të jemi në gjendje t’i takojmë ata për një shtrëngim të ngrohtë duarsh dhe një përqafim”, shkruan mjeku Luigi Icardi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!