Drenica nuk hasi vështirësi për të vazhduar aventurën në Digitalb Kupën e Kosovës. Ekipi nga Skënderaj mposhti 3-1 Fushë Kosovën dhe u kualifikua në raundin e 1/8 në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit dardan.
Lojtarët e Drenicës pozuan përpara sfidës me një pankartë në mbështetje të vendit tonë, që po kalon një moment shumë të vështirë si pasojë e tërmetit shkatërrues që ka rënë në Shqipërinë e mesme.
“Drenica është me Shqipërinë”, ishte mesazhi i zgjedhur nga ekipi, duke shprehur solidarizimin e tyre kundrejt viktimave dhe të prekurve nga ngjarja e rëndë. /abcnews.al